Komuna e Strugës, reagon me njoftim për uzurpimin e pronës publike dhe ndërtimet pa leje
Njoftim
Të nderuar,
Ju njoftojmë se në territorin e komunës së Strugës, bëhet uzurpim i vazhdueshëm i sipërfaqeve publike, ndërtimi i objekteve paleje, vendosja e garazheve, barakave e të ngjajshme në sipërfaqe të gjelbërta, trotuare, në oborret e ndërtesave pa miratimin e organeve kompetente.
Njoftohen të gjithë banorët e ndërtimeve të tilla pa leje, gjegjësisht uzurpimin e pronës publike me vendosjen e objekteve si garazhe, barake dhe sende të tjera të luajtshme e të pa luajtshme, vullnetarisht ti paraqesin dhe të bëjnë kërkesë në organet kompetente të komunës së Strugës.
Komuna e Strugës, kërkon edhe më tej bashkëpunimin e qytetarëve të saj për paraqitjen e të gjithë rasteve të tilla dhe ndërgjegjësimin e tyre.
Të gjitha rastet e tilla mund ti paraqisni në info@struga.gov.mk si dhe në numrin e telefonit 046/781-223.
_______________________________________
Известување
Почитувани,
Ве известуваме дека на подрајчето на општина Струга, се врши постојана узурпација на јавните површини, изградба на нелегални објекти, поставување гаражи, и слично на зелени површини, тротоари, во дворовите на зградите без одобрение на надлежните органи.
Се известуваат сите жители на такви дивоградби, односно узурпација на јавна сопственост, со ставање предмети како гаражи, бараки и други подвижни и неподвижни предмети, доброволно да поднесе барање до надлежните органи на општина Струга.
Општина Струга бара соработка од своите граѓани за пријавување на сите вакви случаи.
Пријавите може да ги доставите на info@struga.gov.mk , како и на телефонскиот број 046 / 781-223.