Aktuale
Komuna me foto të qyteteve zvicerane, bën fushatë për plazhet e Strugës!?

Në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, ditëve të fundit po bëhet reklamim i disa qyteteve evropiane që janë në afërsi të liqeneve. Me këtë sipas qytetarëve, po tentohet që të binden qytetarët se dhënia në koncesion e plazheve dhe krijimi i plazheve të reja është në dobi të qytetit. Në fotografi jepen shembuj nga Cirihu apo Zugu (Cugu) në Zvicër.
Si e komentoni këtë veprim të Komunës së Strugë?
A mund të krahasohen këto qytete me gjendjen aktuale në plazhet e Strugës?!
/VOX Struga/

