Komunikimi në telefon i deputetit të Vevcanit më 27 prill

Ekspertiza e celularit të deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukoski, i akuzuar për 27 prillin, tregon koordinimin që e ka patur me ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe me Mile Janakieskin për të përgatitur skenarin e përgjakshëm. Prokuroria në celularin e Mukoskit ka regjistruar një grup në viber me 37 persona për koordinim të ngjarjeve, në të cilat bëjn pjesë shumë prej të akuzuarve në këtë rast, por edhe funksionarë të VMRO-së. Emrat e tyre janë prezantuar ashtu siç Mukoski i ka shkruar në celularin e tij. Kështu në grup bënte pjesë Mile Janakieski, Johan Tarçullovski, Vasill Pishev, Spiro Risteski, Emill Dimitriev, Dragan Danev, Alimi kolegu e të tjerë. Njëri prej anëtarëve të grupit madje thotë se për Maqedoninë janë të gatshëm edhe të vdesin…

Komunikimi më 27 prill të vitit 2018 në një grup në viber:

Marija Kozekliska në orën 13 – “Të gjithë janë të njoftuar. Ok”

Cvetin Tripunovskin në orën 17:48 – “Çfarë po ndodhë në sallën e Kuvendit??”

Johan Tarçullovski – “Po mbrohet Maqedonia…Na sulmuan dushmanët. Nuk ka kthim prapa”

Vasill Pishev – “Vëllezër dhe motra nuk lëshojmë pe. Nëse duhet do të vdesim për atdheun”

Spire Ristevski – “Dergoni përforcime prej të gjithë anëve. Deri në maksimum”

Sasho Llazarevski – “Zaevi po mban press në këtë moment”

Aleksandar Atanasov – “Edhe më mirë”

Mile Janakievski – “Para Kuvendit”

Aleksandar Atanasov – “Lartë po i rrahin tanët. Komunjarët”

Mile Janakievski – “Më shumë e më shumë popull”

Sasho Llazarovski – “Sela mund të jetë tashmë OUT”

Sasho Stefanoski – “50 makina dhe autobusë nga Manastiri”

Mile Janakievski – “Po. Ta pushtojmë hapësirën”

Qf95vm1JvFQ – “Zoki duhej deri më tani të jetë në një vend tjetër. Por edhe për këtë do ketë herë tjetër”

Pastaj, Krsto Mukoski flet me Mile Janakieskin në Viber dhe koordinohen se si të hiqej fokusi nga salla e Kuvendit ku po votohej Talat Xhaferi, dhe e gjithë vëmendja të kalonte tek protestuesit që gjendeshin jashtë.

Krsto Mukoski shkruan me Mile Janakieskin

Mukoski – “Zaevi u paraqit për fjalim procedural??!!!!”

Janakieski – “Shkoni pas tyre. Ku të shkojnë…StrugaLajm

Fishkëlle bre vëlla…Hallal të qoftë për sot…”

Mukoski – “Faleminderit”

Janakieski– “Jashtë duhet të jetë më e tensionuar që të nxirret fokusi jashtë”

Mukoski – “PO, PO. këtu janë gjithë kamerat dhe është shumë situatë e tensionuar. Të vetit e pyesin Zaevin vazhdimisht çfarë të bëjnë”

Janakieski – “Ndalu para këtij që po lexon”

Mukoski – “Do bëjmë problem. Le të fillojmë ata të parët”

Janakieski – “Një pjesë të ngjitet tek press qendra ku eshtë Zaevi”

Në grup në viber shkruan edhe një numër i shënuar si “Kolegia nga Çairi” që e kërkon ta merr përsipër rrahjen e Radmilla Shekerinskës. Kjo kolege nga Çairi shkruan edhe që të hapen dyert e përparme të Kuvendit që të hyjë turma e protestuesve.

Kolegia nga Çairi

“Dhasht Zoti të hyjmë dhe ti rrahim të gjithë…

Prej orës 13 po presim…

Populli hyri …

(18:52) Hapni dyert e përparme…

Sheqerken ma leni mua!

U publikua edhe një bisedë mes Trajko Veljanovskit dhe Kërsto Mukoskit , më pesë maj të vitit 2017, nëntë ditë pas ngjarjeve të përgjakshme. Në shifra, dy zyrtarët e VMRO-së flasin për ndonjë pazar politik në Kuvend, dhe duket koordinimi i deputetëve të VMRO-së që të mos duken se janë të lirë ose dobët në pazar. Prokuroria prezantoi edhe bisedat e Vesel Memedit, por në mesazhet e tij qëndronin vetëm pyetje nëse është mirë dhe nëse duhet të vijnë ta shpëtojnë.

Në gjykimin e kaluar për 27 prillin dolën mesazhe me të cilat dëshmohej se ish kryeministri Nikolla Gruevski kishte qenë i njoftuar për gjithë planet e shumicës parlamentare për emërim të Talat Xhaferit. Informatat, siç shkruan Gruevski në mesazhet e tij me bashkëpunëtorët, i ka marrë nga dikush i BDI-së që kishte qenë në takim me Talat Xhaferin, kur ishte bërë plani i emërimit.

Nov

In : Aktuale

Loading...
loading...