Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, e mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor

Me 23 Janar te vitit 2022, ne Xhamine e Regensdorfit, në kantonin e Cyrihut, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër i zhvilloi punimet e kuvendit të rregull ku u zgjodh kryetari dhe kryesise së KMSHZ, kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-zë, si dhe dy revizorë.
E një rëndësie të veçantë për këtë kuvend ështe miratimi i tre draft dokumenteve të përgaditura nga komisioni juridik i KMSHZ-së, edhe atë:

a) Statuti standart për xhamitë

b) Rregullorja e punës së imamit dhe

c) Rregullorja për rendin shtëpiak në xhami.StrugaLajm

Më pas, u kalua në zgjedhjen e organeve drejtuese të KMSHZ, të cilën e udhëhoqi komisioni zgjedhor i KMSHZ. Zgjedhja e organeve u bë në mënyrë transparente dhe në përputhje me kodin zgjedhor të KMSHZ. Për kryetar të KMSHZ- së u zgjodh imami i xhamise El Hidaje në St.Gallen, Mehas ef. Alija edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe kryesia prej 11 anëtarësh. E rëndësishme për këtë formacion të kryesisë është zgjedhja e dy femrave si anëtare të kryesisë së KMSHZ.

Po ashtu, u zgjodh edhe kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-së.
Në këtë kuvend u miratuan edhe aplikacionet e tre xhamive për anëtarësim në KMSHZ, me çka numri i xhamive anëtare të KMSHZ sillet afër 60.
Punimet i kuvendit i shpalli të mbyllura kryetari i deritashem i kuvendit të KMSHZ, Abdullah Mustafa i cili i falënderoi kuvendarët për pjesëmarrje në një numër kaq të madh në këtë kuvend, si dhe nikoqirin, imamin dhe kryesine e xhamisë së Regensdorfit, për mikëpritjen dhe organizimin e shkëlqyeshëm të hapësirës së mbajtjes së kuvendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...