Konaku i ”Gashit” në Gjermani aty ku struganët dhe gjithë shqiptarët kultivojnë traditën shqiptare


Shqiptarët nga dita në ditë po shtohen në Gjermani por pavarsisht kësaj një pjesë jo vetëm që kultivojnë traditat e vendlindjes por janë bërë pikëmbështetje për shumë të tjerë që ja kanë mësyer këtij vendi. Muhamet Gashi nga rrethina e Prishtinës prej vitesh i vendosur në Gjermani në qytetin e Unterostendorf të Bavarisë ka hapur konakun e tij ku shqiptarët nga gjithë trevat mblidhen dhe kultivojnë këngët e traditës dhe melosit .


Në konakun e Muhamet Gashit i cili është shndërruar në një vendtakim jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe për shumë strugan dhe shqiptar nga trevat e Maqedonisë të cilët pas ditëve të punës bëhen pjesë e konakut të Gashit ku këndojnë dhe kultivojnë traditën shqiptare në këtë pjesë të Bavarisë.Muhamet Gashi tregon Azdren Cenka me origjinë nga Ladorishti i Strugës i cili disa herë është bërë pjesë e mbrëmjeve tradicionale shqiptare tregon se Gashi prevec se e ka hapur konaklun e tij për shqiptarët nga gjithë trevat shqiptare është bërë edhe një mbështetës i madh i shumë struganëve dhe shqiptarëve nga Maqedonia që së fundi janë vendosur në Gjermani pas liberalizimit të tregut të punës nga Gjermania.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...