Konfirmohet: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi

Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.

“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci për Klankosova.tv.

Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes së kufomës.StrugaLajm

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik, në Lloznicë.

Vrasja e tij u komentua shumë, ndërsa u përhapën edhe thashetheme se ai në të vërtetë nuk është vrarë.

Autoritetet serbe kërkuan strishon e nënës së tij në mënyrë që të konfirmohet se i vrari është Faton Hajrizi.

In : Aktuale

Loading...
loading...