Konfiskohen tre makina në Strugë, Ohër, Kërçovë shkak zhurma në trafik

Në periudhën prej 14 deri më 20.01.2021, gjatë kontrolleve të kryera, u konfiskuan tre automjete motorike , nga një në Ohër dhe Strugë si dhe një në Kërçovë, për shkak të mosfunksionimit teknik dhe dyshimit të zhurmës së tepruar. – informon zëdhënësi i SPB-s Ohër Stefan Dimovski.

StrugaLajm

Sipas ndryshimeve në ligj, nëse përcaktohet mosfunksionim teknik i automjetit që ka të bëjë me shkaktimin e zhurmës ose në rast se siguracioni për automjetin ka skaduar për gjashtë muaj ose më shumë, automjeti konfiskohet për një periudhë prej 90 ditësh. Sipas ligjit të ri mbi sigurinë e trafikut rrugor,zyrtarët e policisë do të jenë në gjendje të heqin menjëherë targat e automjetit dhe ta heqin atë nga trafiku nëse dyshojnë se është teknikisht i pasigurt . Automjete të tilla mund të mbahen nga policia deri në 90 ditë. Ligji parashikon gjithashtu humbjen e përhershme të patentë shoferit për shoferët të cilët më shpesh paraqiten si autorë të shkeljeve më të rënda të trafikut ose aksidenteve me pasoja më të rënda.(Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...