“Kongresi Botëror Maqedonas” kundërshton emërimin e Izmit Nurës te Agjensioni i Mërgatës:Ish komandanti i UÇK-së nuk duhet ta mbaj atë pozicion

Kongresi Botëror i Maqedonisë (KBM) me indinjatë hedh poshtë zgjedhjen e Sllobodan Bliznakovskit, anëtar i Partisë VMRO-Popullore, si drejtor i Agjencisë së Emigracionit, vendim i marrë në seancën e 18-të të Qeverisë të mbajtur më 9 nëntor 2020, i cili maqedonasit i quan bullgarë dhe ai ndihet si një Bullgar nga Maqedonia.

Në të njëjtën kohë, KBM gjithashtu shpreh zemërim dhe refuzon zgjedhjen e Izmit Nurës, anëtar i BDI-së si zëvendës drejtor pranë Agjencisë së Emigracionit, vendim i marrë në seancën e 14-të të Qeverisë të mbajtur më 22 tetor 2020, ish-komandant i UÇK-së dhe shtetas i Kosovës, për arsye është edhe kërkesës skandaloze drejtuar punonjësve të Agjencisë së Emigracionit për të “hequr nga zyrat e Agjencisë të gjitha artefaktet kombëtare dhe fetare”, gjë që shkaktoi zemërim tek punonjësit e Agjencisë për Emigracion.

Të gjithë Maqedonasët me gjak dhe shtetësi, nga të gjitha pjesët e Maqedonisë, në botë dhe atdhe, do të ndërprejnë lidhjet me Agjencinë e Emigracionit për një kohë të pacaktuar, për arsye të qendrimeve anti-maqedonase të personave të zgjedhur që drejtojnë këtë institucion të qeverisë në shtetin e Maqedonisë!StrugaLajm

Një person që konsideron veten për bullgar, në emër të shtetit të Maqedonisë nuk mund të mbajë lidhje me maqedonasit në emigracion!StrugaLajm

“Një njeri që luftoi kundër shtetit të Maqedonisë, nuk mund të mbajë lidhje me maqedonasit në botë!”, Ky është është qendrimi i KBM.

“Maqedonasit në të gjithë botën besojnë se qeveria e Zoran Zaevit me zgjedhjen e Sllobodan Bliznakovskit si drejtor të Agjencisë për Emigracion e për të cilin maqedonasit janë Bullgarë që mbështet në vlerësimet e Krasimir Karakaçanov nga Bullgaria fqinje dhe Izmit Nurës si zëvendës drejtor i Agjencisë për Emigracionit, qeveria vazhdon politikat anti-maqedonase për maqedonasit në vendet fqinje, mbrenda shtetit të Maqedonisë dhe në botë! ”, thuhet në komunikatë.

In : Aktuale

Loading...
loading...