Koronavirusi/ Drejtori i Kadastrës urdhër të prerë: ndalohet rreptësisht dhënia e dorës kolegut!

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, Elion Semanaj ka lëshhuar një urdhër të brendshëm si masë paraprake për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Urdhëri me 5 pika përcakton ndër të tjera, ndalimin e dhënies së dorës Brenda isntitucionit.

Vendimi
“Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Drejtoria Vendore Tiranë-Veri
Urdhër
Nr. 171, datë 26.02.2020
Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19
Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryshuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neneni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:
URDHËROJ
1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri
2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve
3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës
4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve
5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm
6-Urdhri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave
Elion Semanaj
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...