Koronavirusi shuan familjen e nderuar italiane/ Pas babait dhe dy fëmijëve, vdes edhe nëna (FOTO)

Me mbi 11 mijë viktima, Italia është vendi më i prekur në botë nga pandemia Covid-19.

Koronavirusi vijon të marrë qindra jetë njerëzish në shtetin fqinj çdo ditë.

Një tragjedi e vërtetë është ajo që ka ndodhur në Voghera, në provincën e Pavisë, ku koronavirusi ka shuar një familje të tërë.

Pas babait, Alfredo Bertucci, dhe dy djemve Daniele dhe Claudio, vdiq edhe nëna, Angela Albergati.

Gruaja 77-vjeçare u shtrua në spitalin e Voghera të mërkurën, por për fat të keq ajo ndërroi jetë këtë të hënë.

Në një foto të publikuar në vitin 2015, Alfredo Bertucci dhe një nga djemtë e tij, Claudio, shfaqen së bashku në kompaninë e tyre të prodhimit të hekurit të farkëtuar.

Në foton prekëse shihet babai i cili po i kalonte përvojën dhe sekretet profesionale të birit, i cili kishte ndjekur gjurmët e tij.

Fatkeqësisht, ata nuk jetojnë më, pasi koronavirusi u mori jetën.StrugaLajm

Por, i njëjti armik i tmerrshëm dhe i padukshëm i shkaktoi edhe vdekjen e djalit tjetër, Daniele, dhe gruas së tij, Angela Albergati.

77-vjeçarja ishte e fundit që u dorëzua përballë virusit vdekjeprurës.

Alfredo, 86-vjeç, ishte një farkëtar shumë i respektuar në Voghera. Ai humbi jetën i pari nga koronavirusi.

Djali i tij, Claudio Bertucci, 46-vjeç, ndërroi jetë pas tij. Ai la pas punime fantastike me hekur, të cilat janë botuar në faqen e Facebook të kompanisë.

Ndërsa djali tjetër, Daniele, 54-vjeç, la pas gruan dhe dy vajza. Ai gjithashtu ishte një teknik i njohur i kompanisë Sordi Spa, e cila ndodhet në rrugën Bobbio.

Lajmi për shuarjen e familjes së nderuar Bertucci tronditi mbarë qytetin e Pavisë.


Loading...
loading...