Kosova nga nesër hap kufijtë edhe me Maqedoninë e Veriut

Shkup/Prishtinë, 31 maj – Nga nesër qeveria kosovare ka marrë vendim që të vijojë me fazën e tretë të lehtësimeve e mes tyre edhe hapjen e kufijve përfshirë këtu edhe atë me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo në anën tjetër qeveria jonë ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me hapjen  e kufijve derisa qeveria i ka dhënë rekomandime Komisionit për sëmundje infektive që të diskutojë mbi mundësinë e hapjes së kufijëve.

Nga nesër me datë 1 qershor në vend do të filloj faza e tretë e hapjes. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, ka thënë Kurti.StrugaLajm

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, bëri të ditur se do të hapen çerdhet, do të rikthehen nxënësit e klasave të nënta, si dhe do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës i cili parashihet më 4 korrik.StrugaLajm

“Të hapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private. Do të hapen kufijtë tokësore, pas një jave do të vlerësojmë hapjen edhe të trajektoreve. Do të hapet e gjithë gastronomia, do të fillojnë punën taksitë. Do të rikthehen edhe veprimtaritë e taksive”.

In : Aktuale

Loading...
loading...