Kosova për shqiptarët ka vlerën e syve të Ballit!

Lebit Murtishi
Kryeprifti serboçetnik, Artemie, edhe në ditët e festave fetare ortodokse, nuk mundi të kapërdijë urrejtjen për shqiptarët, nuk mundi të fshehë synimin kleriko-fashit, të Kishës që ai përfaqëson, për pushtimin e sërishëm të Kosovës. Duke përdorur retorikën, tashmë të njohur, serbofashiste, prifti ortodoks serb, nga një ,,podium kishtar ” (djallëzor), në vazhdën e porosive të vazhdueshme dhe dëshpëruese, porositi edhe një herë popullin serb, se ,, Ajo që dhurohet një herë, nuk mund të kthehet prapë kurrë, por ajo që të mirret me forcë, me të njëjtat mjete duhet edhe të kthehet”! Më tej, me një fytyrë të përshfytyruar dhe me një ton të pazakontë për një ,,pastor shpirtëror”, doli në bregun që pritej të dalë: – ,,Kosovmetohinë s’ia kemi falur dhe as nuk ia falim askujt, askurrë” – tha! – Dhe s’mund të imagjinohet ekzistenca e Kishës Autoqefale Serbe, pa Patrikanën e Pejës në gjirin e serbisë”, siç s’mund të imagjinohet as ekzistenca e shtetit serb, pa Kosovëmetohinë brenda saj”!..
Dhe këto thirrje të çmëndura për luftë dhe për gjakderdhje të reja, aspak nuk e shqetësojnë bashkësinë ndërkombëtare, përkundrazi, bashkësia ndërkombëtare sheh rrezik vetëm kur reagojnë (të detyruar) ndonjëherë shqiptarët për të mbrojtur nderin dhe jetën e tyre…Kundërporosia shqiptare, si për priftin dhe miqtë e tij, është shumë e thjeshtë:
KOSOVA PËR SHQIPTARËT KA VLERËN E SYVE TË BALLIT!..

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...