Kosova sot vendos për lehtësimin e masave, hiqen maskat, dy doza në kufi, zgjatet ora policore

Në Kosovë sot pritet të vendoset për lehtësimin e masave në këtë kohë pandemie. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se sot pritet të miratohen masat e reja antikovid.

Latifi deklaroi se me masat e reja do të ketë lehtësime, por bëri thirrje që secila veprimtari që do të ketë lehtësim të masave, të pranojë vetëm qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Sipas tij, këto masa do të hyjnë në fuqi menjëherë ditën e nesërme (e shtunë).

-Ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

-Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.StrugaLajm

-Maskat pritet të hiqen në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...