Kosova vendos masa kufizuese, orë policore dhe ja çka mbyllet? (DOKUMENT)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndërmarrë masat e reja anti-COVID. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç të natyrës urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill. Vitia tutje bëri të ditur se shërbimet e gastronomisë (restorantet dhe kafeteritë) obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill. “Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit dhe çiklimit; Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.StrugaLajm

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021./KlanKosova

In : Aktuale

Loading...
loading...