Kovaçevski: LSDM është vula e idesë evropiane

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se partia e tij, gjithmonë ka qënë në anën e duhur të historisë. Sipas tij, LSDM mban vulën e idesë evropiane maqedonase, ndërsa kujtoi se procesi i integrimit të vendit drejt BE-së nuk do të jetë i lehtë.

“Le të jemi pjesë e BE-së, e asaj familjeje të madhe të kombeve evropiane shtetformuese si maqedonas, me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas. E ardhmja evropiane është e ardhmja jonë, BE-ja është vizioni im për të ardhmen. LSDM është vula e idesë evropiane maqedonase. Por ne i ftojmë të gjithë të përfshihen në këtë rrugë. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, çdo rrugë është e vështirë, por nëse keni një vizion, në fund të asaj rruge na pret çmimi i madh – e ardhmja evropiane”, tha Kovaçevski.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...