KOVID-19, depresioni kolektiv ka kapur Maqedoninë e Veriut

Në përpjekje për të mbrojtur shëndetin fizik nga virusi korona, qytetarët kanë humbur balancën në ruajtjen e shëndetit mendor. Studimet e fundit tregojnë që janë shtuar edhe rastet e këtyre krizave.

Psikologët thonë se stresi, frika, ankthi dhe humbja e shpresës janë shkaktuar nga mbyllja e njerëzve në vetvete. Por, periudha post-pandemike do të tregoj se sa shumë shoqëria është prekur nga krizat shpirtërore dhe psikike, kurë e cila do të zgjasë më tepër se vetë saga e quajtur CoVid-19.

Psikologe Gentiana Mehmeti thotë për Alsat-M se kjo situatë ka shkaktuar depresion kolektiv, që vështirë të çrrënjoset.

“Depresioni kolektiv mund të manifestohet përmes disa lloje të ndjenjave apo luhatjeve të humorit, siç janë ndjenja e trishtimit, pikëllimit, humbja e shpresës tek ky depresion. Ndjenja e pa përfundimit të një situate të tillë mjaft traumatike dhe stresuese. Shoqëria jonë ka nevojë që t’i vihen në pah disa shembuj ose modele konkrete se si një person apo një grup e kanë tejkaluar sëmundjen me CoVid-19. Dua ti inkurajoj të gjithë ata që nuk ndjehen mirë shpirtërisht, tu drejtohen për ndihmë psikologëve”, theksoi ajo.StrugaLajm

Qytetarët thonë se situata me pandeminë i rrënoi psiqikisht. Humbja e vendeve të punës nga kriza, por edhe humbja e më të afërmve nga virusi korona, thonë se u kanë shkaktuar trauma mendore.

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë këtij viti është rritur numri i recetave të ilaçeve për kurimin e depresionit. Shifrat e Fondit tregojnë se gjatë periudhës mars-tetor të 2020 mjekët amë kanë dhënë 334,939 receta antidepresivë. Kjo përkon me kohen kur nisi pandemia dhe se për tetë muaj rresht qytetarët tanë kanë pirë nga 245 kuti ilaçesh për qetësim në çdo ditë./Alsat-MPromoted Content

In : Aktuale

Loading...
loading...