Kredi pa kamatë apo pagesa e rrogave, Qeveria ende në dilemë?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur lidhur me ndihmën për të punësuarit nëpër kompani private. Janë dy çështje që po bisedohen dhe kalkulohen: kreditë pa kamatë për kompanit apo ndihma direkte financiare përmes pagesës së rrogave të punëtorëve, një praktikë e deritanishme.

Qeveria ditëve të fundit ka testuar opinionin me planin e kredive pa kamatë, por që ka hasur në kundërshtime të mëdha nga ana e kompanive.StrugaLajm

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka theksuar se ende nuk është vendosur përfundimisht se cila ndihmë do të jetë e miratuar. Ai njoftoi se sërish do të ketë një mbledhje në Qeveri rreth pakos së pestë anti-kovid për bizneset dhe qytetarët. Ai paralajmëroi se kjo pako pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...