Krijuesit shqiptar në Suedi:Apel për lirimin e Abdulfetah Alimit

Nga: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

Për: z. Zoran Zaev, Kryministër i Qeverisë së Maqedonisë
z. Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë
z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Ängelholm/Suedi, 21 mars 2017
APEL
Burgosja e z. Abdylfetah Alimi (punëtor i sigurimit në Kuvendin e Maqedonisë që e shpëtoi nga vdekja Dr. Ziadin Selën më 27 prill 2017) është shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Të gjitha veprimet për të shpëtuar jetë njeriu, në botën e qytetëruar vlerësohen dhe dekorohen nga institucione të larta të Evropës së qytetëruar perendimore, sikurse ne SHSHASHS që i kemi ndarë mirënjohje publike shpëtimtarit Abdylfetah Alimit, kurse në Maqedoni cenohen këto vepra të mëdha dhe veprohet e kundërta, kur rënd cenohen të drejtat e njeriut mbi baza nacionale.

Qeveria e Maqedonisë, arrestoi njeriun që shpëtoi jo vetëm Dr. Ziadin Selën, deputet i Kuvendit të Maqedonisë, por edhe evitoi luftën ndërqytetare në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve, që ka mundur të ndodhë, po qe se do të ishte vrarë Dr. Ziadin Sela, në ngjarjet kriminale të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, (SHSHASHS), bën apel dhe kërkon urgjentisht nga kryeministrat e lartëpërmendur për veprim të tyre që të lirohet anëtari i jonë z. Abdylfetah Alimi dhe të dekorohet si shpëtimtar i njeriut dhe evitues i luftës ndërqytetare në Maqedoni. Në të kundërtën SHSHASHS do të reagojmë në instancat më të larta për të drejtat dhe liritë e njeriut.StrugaLajm

Si dëshmi, po dërgojmë mirënjohjen tonë dedikuar z. Abdylfetah Alimi, për sakrificën e tij në shërbimin e jetës së Dr. Zijadin Sela dhe në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, e ndarë në Strugë më 25 korrik 2017.

Në emër të SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi, kryetar.

In : Aktuale

Loading...
loading...