Kriminaliteti i jakës së bardhë në Maqedoni dhe gjyqësia e e kalbur

Muhamer Pajaziti

Pushteti gjyqësor si formë dhe trajtë klasike e manifestimit të aparatit të dhunës shtetërore, konsiston në ndarjen e së drejtës, apo në sigurimin e ligjshmërisë në shoqëri.

Këtë pushtet e ushtrojnë gjykatat e pavarura, si organe dhe institucione tradicionale të shtetit.

Ky deficion nuk vlen për Maqedoninë, sepse gjykatësit i zgjedh politika me telefon. Kjo u pa edhe nga afera e përgjimeve, ku funksionarë shtetëtor zgjidhnin gjykatës dhe prokuror të dëgjueshëm, militant dhe pa kredibilitet.

Në këto raste , kur politika kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë, atëherë politikanët mund të vjedhin dhe keqpërdorin lirshëm paratë e buxhetit, i cili mbushet nga taksat e qytetarëve.

Si pasoj, sot shumë politikanë të dënuar për vepra të hajnisë janë të lirë. Madje disa funksionarë që kanë zhvatur shtetin dhe ka dëshmi se janë të inkriminuar, sot mbajnë poste të larta në qeveri dhe institucione tjera.StrugaLajm

Parimet kryesore të pushteit gjyqësoir janë, Ligjshmëria, parimi i së vërtetës materiale, dyshkallshmëria, transparenca dhe depolitizimi.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto parime nuk i kemi në Maqedoninë e Veriut, ku ligjshmëria vlen vetëm pë ata që kanë vjedhur ca qebapë apo ka bërë ndonjë kundërvajtje.

Gjykatat janë selektive dhe jo profesionale, ato nuk janë transparente. Atëherë pa sistem të drejtësisë cfarë demokracie është Maqedonia?StrugaLajm

Duket qartë se nuk kemi institucione demokratike, por një shtet të kapur nga bandat mafioze, të veshur me këmisha të bardha dhe kravata.

Si pasojë: Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhdojnë të bredhin të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Rreth 20 padi kundrejtë 93 ish zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015 nuk morrën asnjëherë epilog.

Me kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rregullt vetëm se u ndërruan kapelat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe po vazhdon avazi i vjetër i kapjes së shtetit.

Përpos që nuk u luftua krimi politik, nuk u zbardhën e rastet e montuara ndaj shqiptarëve që dënuar me qindra e mijëra burg.

Shteti policor dhe personat që e drejtonin atë për ti kalbur me burg shqiptarët, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e tyre si popull nuk u dënuan asnjëherë.

Si përfundim: Në Maqedoni politika kontrollon të gjitha sferat e jetës, por edhe krimi dhe korrupsioni masiv përmes tenderomanisë dhe metodave tjera është i pranishëm kudo.

Politika i ngjanë një strukture të organizuar mirë që i ngjan dhe funskion sipas rregullave të bandës më të fuqishme botë “Cosa Nostra”, ose familjeve të njohura si familja Gambino, Bonanno e të tjera.


Loading...
loading...