KRITRET PËR PUNËSIM/“Lidhjet me pushtetin, miqësia”… “fati”…

Ndër faktorët më të rëndësishëm për gjetjen e punës, janë “lidhjet dhe miqësia”, “lidhjet me njerëz të pushtetshëm”, dhe në vend të tretë renditet “fati

Fisnik Pasholli

Shkup, 2 shtator – Gjysma e të rinjve preferojnë punën e shtetit. Anketat dhe analizat e Fondacionit Fridrih Ebert tregojnë se 45 për qind e të rinjve në shtet dëshirojnë punë në administratën shtetërore.

“ Duke marrë parasysh përqindjen e lartë të papunësisë sidomos të të rinjve, punën e të rinjve kryesisht në sektorin joformal , nën punësimin, punët në sektorët me paga nën mesataren e shtetit , është i pritshëm orientimi ndaj një vendi pune të sigurt pa frikë nga lëshimi nga puna. ”, thuhet në analizë.

Njëherësh theksohet se ndër faktorët më të rëndësishëm për gjetjen e punës, ndër tre të parët janë “lidhjet dhe miqësia”, “lidhjet me njerëz të pushtetshëm”, dhe në vend të tretë renditet “fati”.Më tej theksohen edhe “ekspertiza”, “niveli i arsimit”, “anëtarësia në parti”, “arsimi apo përvoja nga jashtë”, dhe në vend të fundit renditet “rajoni”si faktor që ndihmojnë gjetjen e një vendi të punës.Related PostsSht 3, 2020StrugaLajm

Si probleme kryesore lidhur me pozitën e të rinjve në tregun e punës, në të gjitha studimet e analizuara theksohen :cilësia e pamjaftueshme e rezultateve arsimore, jorelevanca e rezultateve arsimore në raport me nevojat e tregut të punës, akoma lidhjet e kufizuara me industrinë dhe botën e punës, arsimi për orientimin e karrierës akoma nuk është i integruar në planet mësimore në shkollave të mesme. Njëherësh dy të tretat e të anketuarve vlerësojnë se planet mësimore nuk janë të përshtatura ndaj punës, ndërsa një të tretat e të anketuarve vlerësojnë se nuk janë të aftësuar për punë , thuhet në analizën e Fridrih Ebert kushtuar papunësisë rinore.

Gjithashtu ekzistojnë edhe analizat e tjera si ajo e “ Strategjisë kombëtare për të rinjtë”, që tregon se ekzistojnë disa probleme që ndikojnë në punësimin e të rinjve dhe ndjenjën e tyre se çka nevojitet për të gjetur punë. Ndër këto renditet gjendja e përgjithshme ekonomike në shtet që rezulton me mungesën e vendeve përkatëse të punës sipas vëllimit dhe cilësisë, mungesa e kompetencave të të rinjve që kërkohen në tregun e punës, intervenimet afat shkurtra të izoluara për tejkalimin e papunësisë rinore. Një problem më vete është edhe mungesa motivimit të rinjve dhe një gjendje e përgjithshme e rezignimit në procesin e vetëpunësimit së bashku me mungesën e pamjaftueshme të sipërmarrjes rinore.StrugaLajm

Nga ana tjetër, nga mbi 15 mijë 000 personat, që kanë mbetur pa punë në prill dhe në maj për shkak të Pandemisë, çdo i katërti është i ri nën moshën 29 vjeçe. Këtë e tregon analiza e bërë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas LSM-së, rreth 3.300 persona nën moshën 29 vjeçe janë larguar nga puna si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Në ndërkohë edhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka sjellë pasiguri të madhe për të rinj që më lehtë kanë humbur vendin e punës për shkak se janë të punësuar në vendet më të pasigurta me dhe pak të paguara të punës. Të dhënat statistikore tregojnë se në vend po shënohet papunësi prej 35 për qind e të rinjve.

“ Të rinjtë punojnë shpesh edhe me kontrata në vepër për një afat të shkurtër , janë të detyruar të punojnë edhe për paga jot ë dinjitetshme që shpesh sjell edhe humbje me lehtësi të vendit të punës. Gjithashtu ju mungon përvoja dhe vështirë po gjejnë një punë solide.”, thotë Biljana Dukovska nga Platforma e Maqedonisë undër varfërisë.

Sipas saj , të rinjtë që posedojnë shkathtësi dhe njohuri që kërkohen në tregun e punës, siç janë ato digjitale më lehtë do të gjejnë një vend pune.

In : Aktuale

Loading...
loading...