Krizës shëndetësore nga koronavirusi: Si ta kontrollojmë gjendjen shpirtërore?

Kur armiku është i padukshëm, revolta nuk është me shpirti i turmës por nënshtrimi dhe dëgjueshmëria. Masat e izolimit bëhen pikërisht për te kontrolluar turmën, por jo frikën dhe ankthin, shprehet psikologu Migjen Hamzai

Hekuran JASHARI

Shkup, 25 mars – Përhapja e virusit korona tashmë nuk është vetëm gjendje jonormale shëndetësore edhe krizë përmasash planetare ekonomike. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për disa ekspert konsiderohet si hap i nxituar, për disa të tjera hap i domosdoshëm për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Mësimi që mund të nxjerrim nga kjo krizë është se në sistemin tonë shoqëror, politik,  ka shumë gjëra të cilat nuk funksionojnë si duhet, por iu kemi shmangur tash e shumë kohë, shkruan gazeta KOHA.
Nëse krahasohet situata në shtet e rajonit me  gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vendin tonë, do të shohim se te ne ekziston ende një vetëdije e ulët sa i përket respektimit të masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore. Për rrjedhojë shtrohet pyetja kruciale nëse masat e ndërmarra a janë të duhura dhe sa mundë ta ndikojnë ato  në parandalimin e pandemisë, sidomos nëse i kemi parasysh rastet kur individë të caktuar nuk po iu përmbahen rekomandimeve të Qeverisë për vetizolim dhe për distancë sociale konform rrethanave të reja. Për sa i përket  këtij fenomeni të mosrespektimit të masave të qeverisë, të një lloj mosbesueshmërie të qytetarëve ndaj sistemit, si dhe ndikim psikikë që ka virusi korona tek individi dhe turma, kemi marrë opinionin e psikologut  Migjen Hamzai.
Sipas psikologut Migjen Hamzai  njeriu ne raste fatkeqësish, priret dhe pritet te shkoje drejt një sensi te përbashkët, sidomos në ketë rast ku e  përfshirë është e gjithë bota. Kur armiku është i padukshëm, revolta nuk është më shpirti i turmës por nënshtrimi dhe dëgjueshmëria. Masat e izolimit bëhen pikërisht për te kontrolluar turmën, por jo frikën dhe ankthin, shprehet ai.StrugaLajm

Sipas tij,  tërheqja ne vetmi, pamundësia për te takuar njerëz, bile, një kohe ku çdo njeri shihet si rrezik potencial, shton akoma friken dhe mund te përshkallëzoje gjendjen psikologjike nga një panik, ne një ankth te përgjithshëm, ku gjithçka është rrezik dhe rreziku mund te vije prej gjithandej. Për më tepër  psikologu  Hamzai thekson se “ problemi në vendin tonë është se  politika për ne është autoriteti me i madh, dhe janë figurat politike ata qe po na flasin për mjekësi, financa, mbrojtje. Kjo është patetike dhe zhgënjyese. Njerëzit tek ne janë te trembur sepse nuk kane besim te sistemi, dhe për këtë gjë qytetarët nuk kanë faj “ Sipas tij  krahasimi i vendit tonë  me vendet e zhvilluara e shton akoma me shume absurditetin e kësaj situate.StrugaLajm

Ndër tjerash Hamzai ka theksuar se nuk duhet të harrojmë qe një pjese e madhe e popullatës tek ne punojnë sot për nesër. Njerëzit këtij vendi nuk e kanë shqetësim çështjen e virusit, por si ti ushqeje fëmijët ditën qe vjen. Pas përhapjes së virusit kemi parë edhe një iritim neper media dhe ne rrjetet sociale, pse ne zonat e banuara me shqiptare nuk iu nënshtrohen masave te ndërmarra nga autoritetet. Kjo sipas tij vjen për shkak se policia tek zonat shqiptare nuk e ka kredibilitetin e duhur. Pikërisht është çështja e mosbesimit fakti qe nuk zbatojnë urdhrat e autoriteteve. Ne si qytetarë është shprehur ai nuk duhet të kemi frikë nga autoriteti por shqetësimi ynë duhet të jetë shëndeti publik. “Ne duhet të krijojmë një fryme tonën te përbashkët, te mendojmë për ata qe nuk mund te blejnë me shume se një buke ne ditë, te durojmë ca ditë pa dale nga shtëpia sepse vërtetë rrezikojmë jete, ne mos tonën te dikujt qe është me sëmundje kronike dhe personat e moshës se trete. Ti je mjeku i vetes! “, është shprehur psikologu, Migjen Hamzai. Ajo çka është thelbësore të përmendet është se kjo krizë ka shpërfaqur shumë dobësi të shteti tonë, të cilat duhet të merren parasysh në mënyrë që të jemi të përgatitur para çdo krize në të ardhmen. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...