Kryeministri shqiptar 100 ditë, Ahmeti i çon porosi Zaevit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për të përditshmen “Sloboden Pecat” ka komentuar rreth marrëveshjes për kryeministër shqiptar, 100 ditë para zgjedhjeve dhe mundësisë së dështimit të saj pas dorëheqjes së Zaevit nga posti i kryeministrit dhe liderit socialdemokrat.

Ahmeti thotë se pohimet se kjo mund të dështojë janë politikë ditore dhe se marrëveshjet sipas tij nuk bëhen sipas dëshirave momentale.

“Kjo nuk mban. Marrëveshjet nuk bëhen për tu anuluar sipas dëshirave momentale. Asgjë nuk ka tani për tani, as nuk është biseduar apo kontestuar çështja e   kësaj marrëveshje. Por, ne po bisedojmë për hapat e mëtejm se si të tejkalohet ky vendim emotiv i kryeministrit Zaev”, ka theksuar Ahmeti.StrugaLajm

Ai shtoi se ka marrëveshje të shkruar dhe dokumentuar dhe se çështja e kryeministrit shqiptar është konfirmuar gojarisht edhe në konferencën e përbashkët me rastin e shpalljes së koalicionit qeveritar.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...