Kryetari Aleancës Ziadin Sela takoi zv. ndihmës Sekretarin Amerikan

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela sot ka zhvilluar një takim me zv. ndihmës Sekretarin Amerikan për çështje Evropiane z. Mattew Palmer.
Kryetari Sela, fillimisht ka falënderuar Z. Palmer, që SHBA nëpërmjet përfaqësuesve diplomatik të saj kanë kontribuar që proceset politike në Maqedoni të lëvizin pozitivisht dhe në interes të proceseve demokratike dhe të euro-integrimeve.

Kryetari Sela, ka informuar zv. ndihmës Sekretarin Mattew Palmer për rolin dhe kontributin politik të ASH-së, për proceset euro-integruese, përkrahjen e referendumit si dhe mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, për marrëveshjen e Prespës, që do të hapte rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Ziadin Sela, ka informuar z. Palmer se përveç domosdoshmërisë që vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, Maqedonisë i duhet një kohezion i brendshëm politik, i qëndrueshëm mes dy komuniteteve me të mëdha në vend edhe atë atij Maqedonas dhe Shqiptar. Në kuadër të kësaj kryetari Sela ka vlerësuar se barazia politike, ekonomike dhe sociale, do ta forconte karakterin multietnik të vendit dhe do ta përshpejtonte procesin euro-integrues.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...