Kryetari Bernit: «Kjo situatë do të vazhdojë për katër deri në gjashtë javë»

Alec von Graffenried i drejtohet popullatës me një tjetër video mesazh. Ai paralajmëron, “Ne do të përjetojmë edhe shumë vuajtje dhe raste vdekjesh”.

Sloganet e këmbënguljes, optimizmi, por edhe paralajmërimet: Pas dhjetë ditësh ngecje në jetën publike për shkak të krizës së koronavirusit, kryebashkiaku i qytetit të Bernës, Alec von Graffenried, edhe një herë i është drejtuar popullatës përmes video mesazhit. Së pari, ai e vlerëson popullatën për sjelljen e saj në luftën kundër pandemisë.

Të gjithë janë përshtatur me situatën e re dhe vazhdimisht kishin ndjekur rekomandimet. “Super! Ju falënderoj për këtë”, thotë von Graffenried në video mesazhin që u publikua të shtunën, shkruajën mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com.

Kryebashkiaku është optimist se “me masat aktuale jemi duke kaluar nëpër këtë krizë”. Sidoqoftë, ai beson se kjo gjendje “do të vazhdojë për katër deri në gjashtë javë”.

Por ja që është një krizë me përmasa historike. “Ne do të përjetojmë akoma shumë vuajtje dhe raste vdekjesh”. Von Graffenried i falënderon jashtzakonisht shumë të gjithë ata që janë të përfshirë në sistemin e kujdesit shëndetësor, të cilët tani janë edhe më të ngarkuar se zakonisht. Ai gjithashtu falënderon të gjithë të tjerët që janë më të angazhuar sot se kurrë. Sidomos të gjithë ata nëpër dyqane që po sigurojnë furnizimin me ushqim.StrugaLajm

Humbjet e menjëhershme pas mbylljes janë të dukshme dhe parashikimet të pasigurta. “Aq më mirë që qeveria federale dhe Kantoni i Bernës kanë siguruar fonde për të gjithë, për kompanitë dhe ekonominë, shumë shpejt dhe pa byrokraci”. Qyteti i Bernës po bën gjithçka që është e mundur për të siguruar që të gjithë të prekurve t`u vijë në ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me besueshmëri të plotë.

Në një pjesë të dytë të video mesazhit, von Graffenried këshillon të merret një qëndrim pozitiv ndaj situatës. Jeta është ngadalësuar, është zvogëluar. “Në fakt, ne në Bernë mund ta trajtojmë jetën më mirë”, thotë kryetari. Dhe shton: «Vetëm të keni durim! Merrni gjerat qetë. Qëndroni me këmbë në tokë». Von Graffenried shpreson se diçka pozitive do të shfaqet për të gjithë, përkatësisht solidariteti. “Jemi sfiduar si një shoqëri e tërë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...