Kryetari i një komune në Maqedoni blenë makinë luksoze (FOTO)

Disa muaj pas hyrjes në pushtet dhe fitores së zgjedhjeve, edhe kryetari i komunës së Dollnenit, Xhemil Qamili ka përzgjedhur që të blejë një makinë të re luksoze. Sipas të dhënave të publikuara në Byronë për furnizime publike, komuna e Dollnenit më 3 shtator ka lidhur kontratë për furnizim me një makinë të tipit Skoda, informon INA.

Bëhet fjalë për Skoda Superb Ambition me vlerë prej 32 mijë euro, ndërsa do të furnizohet nga kompania “Josifov” në Manastir.  Sipas dokumenteve të furnizimit makina është përzgjedhur të jetë me ngjyrë të  zezë metalike, timon të lëkurës dhe kushte tjera që ka kjo makinë luksoze.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...