Kryetari i Shkupit i infektuar me koronavirus

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka rezultuar sot me koronavirus.Ai përmes rrjeteve sociale ka informuar se është pozitiv me koronavirus, përcjell INA.

“Të nderuar, do të doja t’ju njoftoj se edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë nga ana ime për mbrojtjen time personale dhe mbrojtjen e njerëzve rreth meje, megjithatë nuk pata sukses që të mbrohem nga Kovid19. Sinqerisht shpresoj se virusin nuk ia kam përcjell edhe dikujt tjetër. Testimi i sotëm tregoi se jam pozitiv. Fotografia klinike është e mire, por kam temperaturë paksa të lartë dhe pa nevojë që të hospitalizohem”, theksoi Shilegov.

Ai ka thënë se kjo është dëshmi se virusi nuk duhet që të nënvlerësohet dhe se secili nga ne duhet që të ketë kujdes. “Bëni kujdes dhe kujdesuni për të tjerët rreth jush”, ka nënvizuar Shilegov. (INA)Artikulli i meparshemStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...