KSHZ-ja hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive për zgjedhjet e 15 korrikut

 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e së dielës, hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e paraqitura nga partitë politike për parregullsi të mundshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, raporton gazeta “KOHA”.StrugaLajm

Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të paraqitura nga Partia “E majta”, anëtarët e Komisionit përcaktuan që ata nuk kishin nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kishin vulën e paraqitësit të listës, ndërsa për 504 të tjera ata theksuan se ato nuk janë të mbështetur me prova, dhe se teksti i arsyetimit të tyre është i njëjtë në të gjitha ankesat. Për ankesat e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, anëtarët e KSHZ vlerësuan gjithashtu se janë të pa mbështetura në prova. Me të njëjtin arsyetim u refuzuan edhe ankesat e partive “Demokratët”, SDU, Integra, Partia e Punëtorëve MORO dhe VMRO-DPMNE, informon gazeta “KOHA”.StrugaLajm

Disa nga partitë ankesat e të cilave u refuzuan kërkuan rishikim të materialit zgjedhor, si dhe të fletëvotimeve të pavlefshme, por edhe kjo kërkesë ë tyre nuk ishte e mbështetur në prova. Pas refuzimit të ankesave të partive nga ana e KSHZ-së, ato kanë të drejtë t’i ankimojnë këto vendime të komisionit në Gjykatën Administrative.

In : Aktuale

Loading...
loading...