KU ËSHTË ANA PRAKTIKE E ISLAMIT!

Muhamet Borova

Derisa jemi të gjallë mendojmë për vdekjen,flasim për vdekjen, si dënim ose si shpërblim.Përballë vdekjes fitohet vullneti për jetesë.Jeta e kaluar nuk kthehet, të mirat dhe vështërsit e kaluara nuk këthehen.Nëse mendojmë për të kaluarën, konzervohemi brenda të kaluarës duke i bllokuar valet e jetës aktive..Mendja është bashkëshoqërues i njeriut dhe burim për përgjegjësinë e njeriut. Mendimi i përket njeriut,ashtu sikurse forca që i përket luanit.Nëse është kështu pse gjërat nuk i bëjmë me arsye. Arsyeja duhet ti drejtoj ndjenjat dhe jo anasjelltas ndjenjat ta drejtojnë arsyen.Logjika është pasqyra e religjionit, religjioni duhet të jetë pasqyra e jetës praktike..

Gjërat duhet të bëhen logjikisht dhe logjika duhet të jetë para disa veprimeve anakronike. Duke i ndryshuar disa zakone do të ndryshohet edhe besimi jofunksional. Në një hadis të tij profeti Muhamed ka thënë “Kur njeriu vdes, mbyllet libri i jetës së tij” dhe asnjë lutje (përveç lutjes disa minutëshe gjatë varrimit ) pas vdekjes së tij nuk mundet tia lehtësojnë mëkatet dhe as tia zmadhojne meritat. Njeriu vlersohet sipas veprave të tij, sipas tyre do të shpërblehet,ose do të dënohet.Për të këqiat që i ka bërë pas vdekjes nuk do ta shpëtojnë lutjet e dikujt. Kur dikush vdes bëhen daraka të mëdha më të pasura se darkat e dasmave. Ato janë darka ku shihet vetëm gurmanllëku dhe asgjë më tepër. Para darkës këndohet mevludi,jasini ose diçka të ngjashme .Pagesa për lutjet prej disa minutash është më e madhe se mëditja e një mjeku specialist.Ritet që bëhen për të shtatat,dyzetat,gjashtëmujorin ose përvjetorin e të vdekurit nuk kanë kurfarë baze te burimet islamike dhe nuk janë obligim islamik.StrugaLajm

Çdo konkretizim me numra, dhe kohë, nuk ka bazë ne Kuran .Që këto praktika të zbatohet duhet të ketë argumente të shkruara, por ato nuk ekzistojnë.Ekzistojnë vetëm si traditë te një pjesë e myslimanëve. Ka adise se nga lutjet ka dobi si prindërit nga fëmijët e tyre,nëse ato janë fëmijë shembullor,të moralshëm,mirëbërës, altruist, ose lutjet e prindit ndaj fëmijës. Leximi i Kuranit për shpirtin e të vdekurve e ka kuptimin që njeriun ta kujtoj se jeta në tokë është kalimtare dhe me veprat e mira,me sjelljen e moralshme duhet të përgatitet për botën e amshuar.Mbetet teologët të përgjigjen pse lejohet të bëhen harxhime kaq të mëdha dhe ku qëndron logjika e ndarjes së ritualeve për të vdekurit ne katër periudha kohore.StrugaLajm

Nëse një traditë ka mbetur nga e kaluara por nuk është kompatibile me parimet e fesë islame atëher pse duhet të vazhdoj?Nuk ka asnjë ajet Kuranor dhe as hadis që thiret ne zbatimin e “praktikave”të këtilla me darka pompeze dhe ekstra pagesa të bëhen lutje për të vdekurit. Për here të pare në vitin 671 sulltani marokien Jusuf Ibn Jakub ka organizuar mevlud për ditëlindjen e profetit dhe më vonë ky zakon u perhap te vendet tjera islame.Vet profeti për shkak të modestis dhe mençurisë së tij, nuk ka adhuruar që prej tij të bëhet kult duke ja festuar ditëlindjen në një formë poetike si permes mevludit.”Nuk janë të barabartë ai që sheh dhe ai që nuk sheh”(Kuran:40/52). Që të jemi të barabart gjërat duhet ti shohim me ekranin e mendjes, me syrin e arsyes se shëndosh.I mençur është ai që së pari e ndëron vetëveten dhe pastaj i ndëron të tjerët.Besimtari i vërtet duhet të udhëhiqet nga parimet gnoseologjike të Kuranit dhe jo sipas zakoneve të trashiguara.


Loading...
loading...