Ku po shkoni në Evropë, fëmijët i latë pa libra?!

Muhamer Pajaziti

Ka 20 ditë që ka filluar vitin shkollor dhe fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, akoma nuk kanë libra.

Arsimtarët e shkretë mundohen që të gjejnë ndonjë zgjidhje, duke shkarkuar materiale nga interneti.

Ata nuk dijnë si ti qasen mësimit, sepse politika po bën eksperimente me kurrikula dhe programe mësimore, për të nxjerrë fitime nga tenderët që shkojnë për kompanitë e tyre.

A shkohet në Evropë me këso institucione që fëmijët i lënë pa libra dhe pa dije.

Librat janë thelbësorë që fëmijët të bëhen të shkolluar dhe kërkimet tregojnë se ata përjetojnë sukses më të madh kur mësojnë dhe lexojnë në gjuhën e tyre amtare dhe gjuhë tjera të parapara me programet shkollore.

Pa libra, ky është kulmi dhe kjo ndodh në pak shtete të ashtuquajtura në botë!

In : Aktuale

Loading...
loading...