BLENDI PETROL
AktualeStruge

Kujtohet në Strugë gazetari Mehmet Latifi –”Komuna nuk e dha sallën për komemoracionin” reagon ashpër Anita Latifi (Video/Foto)

Në organizim, të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në Teatrin Poshka, u organizua një takim komemorativ në nderim të veprës dhe jetës së gazetarit, Mehmet Latifi, i cili u nda nga jeta dje pas një sëmundje të rëndë në moshën 69 vjecare.Në këtë takim përkujtimor morën pjesë gazetarë ,miq ,familjar dhe të njohur të gazetarit Mehmet Latifi. Takimin e hapi Olsa Poshka nga Tetari ”Poshka” e cila nënvizoi përkushtimin që gazetari, Mehmet Latifi, kishte për kulturën në përgjithësi dhe teatrin në vecanti.

Ndërkohë ,në emër të gazetarëve shqiptar të Strugës, një fjalë rasti mbajti drejtuesi i Radio Rrapit, Fisnik Beketeshi i cili foli për sensin e Mehmetit për humorin dhe përkushtimin për një gazetari të drejtë dhe të besueshme.Për ne, tha Beketeshi, Mehmeti ishte një shkollë gazetarie.

Ndërsa, në fjalën e tij Goran Momiroski në cilësinë e përfaqësuesit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, potencoi se Mehmeti ishte një nga gazetarët e sërës së vjetër, i cili me profesionalizëm e ushtroi gazetarinë për 30 vjet për shumë mediume në Maqedoni dhe më gjërë.Momiroski e portretizoi Latifin si një gazetarë luftëtar i fjalës së lirë , cili edhe kur merrte goditje dinte me dinjitet të ngrihet dhe të ushtrojë me profesionalizëm gazetarinë e cila sot në shumë dimenzione po keqpërdoret për interesa të ulta nga ata që nuk e duan të vërtetën .’’Mehmet Latifi ishte me të vërtetën dhe me atë nuk bënte kompromisë’’ përfundoi Momiroski.

Ndërkohë’ profesori i njohur Nebi Dervishi foli për anën studiuese të Mehmet Latifit si njeriun që zbuloi varrin e djalit të Ismail Qemalit në Strugë,njeriut që ka kontribuar për ndricimin e shumë ngjarjeve me konotacion historik jo vetëm për Strugën, por edhe në dimenzionin e gjërë shqiptar sic është rasti I prezantimit të punës së ilirologut të njohur Aleksandër Stipcevic nëpërmjet një botimi për të cilin u kujdes ai personalisht.Dervishi, foli edhe për lidhjen e Latfit me Preshëvën dhe luginën nga ku kishte origjinën duke potencuar se e kishte pikë të dobët këtë pjesë të trungut shqiptar.

Ndërkohë, me një fjalë rasti në këtë takim u prezantua edhe Anita Latifi vajza e vetme e gazatarit e cila para se të flasi për këtë takim, dukshëm e indinjuar potencoi se Komuna e Strugës edhe pas kërkesës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për dhënien në shfrytëzim të Sallës së Këshillit për këtë eveniment ,me arsyetimin se kjo sallë është e zënë për gjithë ditën ka refuzuar që të njëjtën ta vë në shërbim të këtij takimi.’’Miki trajkovski dhe Goran Momiroski u janë drejtuar organeve të komunës sonë të nderuar për të kërkuar një hapësirë të vogël për një njeri që jo për më shumë por së paku për tre dekada informoi për qytetin që e deshi si qytetin e tij .Kishin marr përgjigjen se salla është gjithë ditën e zënë unë mbrëmë mora vesh që njerëz që kanë diplomat e blear dhe njerëz që edhe sot shesin diploma nuk gjetën një hapësirë për njeriun që informoi për këtë qytet.Fatmirësisht Memeti që kishte një arkivë gjigante nuk kishte nevojë për një sallë që u përket të gjithëve edhe mua si qytetare dhe ju miqëve të tij.Më falë Babush nuk mund të rrija pa e thënë këtë brengë .Ti je më I madh se ata’’theksoi Latifi .(Strugalajm.com)

https://www.facebook.com/RadioRrapi/videos/1792487534105902/

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button