KULLA NË ZAGRAÇAN

Shkruan
Bexhet Asani

KULLA NË ZAGRAÇAN.

         Kjo që shikoni në foto është kulla e Ibrahim Abedinit, në fshatin Zagraçan të Strugës - Maqedoni e Veriut.

Një shtëpi kullë me njerëz mikpritës. Në këtë kullë hynin e dilnin mikesha e miq sipas zakonit. Më vonë shtëpia nga lindja, nga jugu dhe nga perëndimi u rrethua nga pemët frutore si: mollë dardhë, kajsi, vishnje, pjeshkë, qershi dhe shumë rrënjë panagjyrka (kumbulla).
Kjo kullë kishte bunarin në lindje të saj. Me ujin e atij bunari furnizohej gjithë katundi. Njëherë nuk thanë familjarët mos mbushni ujë?! Edhe pse ndonjë njeri i padërgjegjshëm shkretonte tokën e tyre që e kishin bërë rrugë që të shkonin te bunari për të mbushur ujë. Ishte kohë kur njeriu ishte i varfër por me zemër bujare. Sot të gjitha monopatet (rrugicat) që të çonin në fushë u mbyllën! Bunari ky relikt i fshatit u mbyll para kullës. Bunari i axhë Ibraimit nuk është më! Asgjë nuk mbeti nga e kaluara! Ashtu siç nuk është më kjo kullë e viti të largët 1950.
Në sfond duket Maja e Spasit. Maja e spasit ka një histori më vete, e kjo histori mund të gjendet në një nga librat e mi. Sot, mbase nesër mund të ndryshojë ky emër nga Maja e Spasit, në Maja e Shqiponjës. Pse? Sepse në majë të kësaj kodre ndërtohet një shqiponjë gjigante nga bashkëfshatarët dhe donatorë të tjerë. Shqiponja ndërtohet në vendin e shqiponjave, në Krastën e Zagraçanit.
Dhjetor, 2022StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...