Kundër Hyjnores, e kundër natyrës njerëzore, propozimi qeveritar për ndryshim të Ligjit për Evidencën Amë

    

Nga: Alpin Ollogu        

        Kundër Hyjnores, e kundër natyrës njerëzore, 

                                    propozimi qeveritar për ndryshim të 

                                           Ligjit për Evidencën Amë.StrugaLajm

Ditën e nesërme, para Komisionit për Sistem Politik, do të gjenden propozimet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Evidencën amë, të propozuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin ligj qeveria do tju mundësojë qytetarëve që vetëm me letërnjoftim dhe deklaratë noteriale, të kenë mundësi të ndryshojnë gjininë e tyre, nga mashkulli në femër dhe nga femra në mashkull. Propozimi që do tju paraqitet parlamentarëve është nga propozimet ligjore me “flamur evropian”, për nga rëndësia dhe emergjenca që qeveria i ka dhënë kësaj “problematike madhore”, ngase qeveria na qenka “shqetësuar” për disa shpenzime financiare më shumë, si rezultat i aktgjykimeve të Gjykatës së Strasburgut kundër Maqedonisë së Veriut. Sipas gjykatës, aktgjykime në mbrojtë të lirisë së individëve të zgjedhin gjininë e tyre, me të njejtën liri siç ata zgjedhin se çfarë këpucë të veshin. 

Bashkimi Evropian me format e ndikimit dhe trysnisë që ju bën vendeve aspiruese, kandidatë për integrim në Unionin, me agjentat e fuqishme të politikave pro komunitetit LGBT, ose  ndryshe pro lezbike, gej, biseksuale dhe transgjinore, e kuptueshme se e ka detyruar qeverinë të arsyetojë ndryshimin dhe plotësimin ligjor për Ligjin e Evidencës Amë, kinse me miratimin e ligjit, për të shmangur shpenzimet financiare të disa akgjykime të Gjykatës së Strazburgut, që me plotë të drejtë, sic e tha edhe parlamentari Skender Rexhepi, është paravan për ti legalizuar martesat e LGBT-së.StrugaLajm

Ky propozim për plotësim dhe ndryshim ligjor, është një kurth i lexueshëm nga shoqëria jonë, për të manipuluar Ligjin për familjen, gjegjësisht nenin 6 të saj, ku thuhet se martesa është bashkësi e rregulluar e jetës mes burrit dhe gruas në të cilën realizohen interesat e bashkëshortëve, familjes dhe shoqërisë. Kurthi me “flamur evropian” në këtë ndryshim dhe plotësim ligj,  është  shumë i qartë, ata duan që me lirinë e ndryshimit të gjinisë, të integrojnë tërthorazi në institucionin martesë, persona të gjinisë së njejtë, konform Ligjit për familje të po nenit 6, kjo pa pasur nevojë për ndryshim dhe plotësim ligjor tjetër, sa i takon bashkësisë martesore. 

Ndoshta edhe opozita e sotshme, shqiptare dhe maqedonase, sikur të ishte në qeverisje do të detyrohej nga Unioni, në një formë apo tjetër, të paraqiste propozime të këtilla të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore. Por opozita se ka “atë fat të mirë”, dhe tani është sprova e qeverisë  në përballje me tentative – maskaradën e shtrëmbërimit të natyrës njerëzore. Mos harojmë që ligjet të ngjashme, janë të debatueshm në arenën e përplasjes ndërkombëtare, kuptimeve mbi jetën, lirive njerëzore dhe organizmit shoqëror, për të cilat edhe pretendohet se bëhet luftë, ashtu siç shtete të ndryshme mundohen tja përshkruajnë vetes, përpjekjet kundër civilizimeve degjeneruese të shkatërrimit të bërthamës familjare.

Ne nuk mund të biem pre e koncepteve shtrembëruese të familjes dhe vullnetit Hyjnor, nga kushdoqofshin sponzorë dhe shantazhues integrimesh sekondarë. Lë të bëhemi fanar ndricues për shpëtimin e racës njerezore, nga ku jemi dhe sa jemi, për çuarjen në vend të amanetit të dashurisë Hyjnore mbi ne, Krijuesit të mashkullit dhe të femrës, dalluesit të së vërtëtes nga e kota. Të bëhemi fanar edhe për vetë perëndimin e se nesërmes, zgjidhjen e problematikave  depresive shoqërore, pavarësisht luksit e pasurisë së tyre. Mbi të gjitha, ne këtë shtet jemi shumicë muslimane, konservatorë,  dhe ti diktosh një populli ligje që bien ndesh me bindjet e tyre, ligje të cilat sdo të kalonin në asnjë referendum popullor, atëherë e shkatërron parimin e demokracisë, lirinë e mendimit dhe besimit, krijon diktatura dhe tirani ligjore të dirigjuara nga lobe si ato të Gorge Sorosit. 

Shoqëria jonë, veçanërisht ajo shqiptare, sigurisht është kundër këtij ndryshim dhe plotësimi ligjor. Qeveria, veçanërisht parlamentarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, si partia më e madhe shqiptare në qeverisje, të mos lejojnë të kalojë një ligj i tillë, sepse përgjegjësia në rradhë të parë është Hyjnore, pastaj njerëzore dhe elektorale. Drejtësia dhe e vërteta është më e madhe se Unioni Evropian, e më e kushtueshme financiarisht se shpenzimet e aktkgjykimeve të Gjykatës së Strasburgut. Ne kemi probleme me korrupsionin, sigurinë publike, me zbatimin ligjor në gjykata dhe prokurori. Këta janë problemet tona reale financiare që mjerojnë qytetarët dhe pengojnë integrimet. Këtyre prioriteteve tju vendosim  shumë “flamuj evropian”, dhe jo të presim integrime nga bishti i kavallit, duke tjetërsuar  mashkullin në femër dhe femrën në mashkull. 


Loading...
loading...