”KUPEN” e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër,ja kush e fitoi

Të dashur sportdashës
të nderuar bashkatdhetarë

Dje nën patronazhin e Besa-Winterthur në një ambient fantastik dhe vllazërorë në Winterthur u zhvillua KUPA e Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër (UKSHFZ).

Me pjesëmarrjen e Ekipeve siç janë FC Besa Winterthur, FC TETOVA BASEL, FC Kosova 19, FC Bashkimi 99, FC Besa SG, KF Dardania SG, FC Kosova Zürich të cilat garojnë në kategori të ndryshme në futbollin zviceran.

Kryetari i UKSHFZ-së zotri Feti Demoli i falenderoj ekipet pjesmarrse dhe ndjeu keqardhje per ekipet që nuk patën kohë të jenë pjese e evnimentit i cili si pik synim ka njohjen e ekipeve mes njëri-tjetres dhe bashkpunimin e ndërsjellshëm.

Poashtu Kryetari Demoli e ceku se UKSHFZ-ja do ec përpara do avancohet dhe se qëllimi i bashkimit dhe bashkpunimit të gjitha klubeve shqiptare nuk të ndalet deri sa të jemi të gjithë NJË!

Fituese e Kupës në një duell të barabartë doli FC Kosova Zürich kunder KF Dardania SGStrugaLajm

Vlen të theksohet se FC Kosova Zürich do të ndeshet me fituesin e KUPËS së Gjermanisë kurse fitusi i këti dueli do të udhëtojë në Kosovë ku do ndeshet me fituesin e Kupës Kosovës dhe pastaj më 28. Nëntor do marrë pjesë në Kupën e Pavarsisë në Vlorë

Në emër të Kryesisë së UKSHFZ-së

Fatmir Osmani
Sekretar

In : Aktuale

Loading...
loading...