Kur bëhesh “kurban” i vendit ku linde

Albert Anjshtajn thoshte: “Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se qfar jep, dhe jo në atë se qfar është në gjendje të marrë” , po i jap vetës të drejtë që përmes kësaj thënje të mundohem që personalitetin e z. Muharrem Salihut ta përqojë tek ata njerëz që vërtet nuk e njohin z. Salihun.


Medvegja, vend i cili lindi z. Muharrem Salihu i dha yllin në ballë që ti shëndritë deri në frymën e fundit. U rritë, u edukua, u ushqye me dashuri familjare, fitoi idetitetin kombëtar, mbolli rrënjë aty që sado që eci përpara mbeti me kokën pas kthyer.
Shumë faktorë si politikë dhe ekonomik ndikuan në vendimin imponues që z. Salihu ta braktisë vendin për një periudhë dhe të udhëtoj në vende të ndryshme të Europës deri sa gjeti siguri dhe stabilitet ekonomik në shtetin Italian.
Sakrifikoi vendin e lindjes dhe dashurin e familjes për të punuar fuqishëm në një vendë të huaj ku ju dhanë shumë mundësi , arrinë të bëhet lider, në njërin ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Itali.
Z. Salihu nuk u plotësua asnjëher sepse mendja dhe shpirti i kishte mbetë pengë në vendin që e burrëroi, vend i cili më shumë se kurrë kishte nevojë për një dorë humane dhe për një mendje të ndritur që të sjellë një fije shprese për qytetarët e Medvegjës. La komoditetin, la parajsën, la gjithqka për tu kthyer si feniks aty ku kishte premtuar se s’do të harrohet. Themeloi AFEDS për të realizuar projekte madhore në të mirë të vendit dhe qytetarëve, ndërtoi fabrikë të tekstilit (qorapëve) ku hapi më shumë se katërqindë vende pune, ndërtoi teatrin për evenimente kulturore, ndërtoi xhami, investoi në infrastrukturë etj. Z. Salihu me të gjitha forcat e tijë po bënë përpjekje në jetësimin e projektit të autostradës Medvegja-Leskoc-Prishtinë-Durrës, ku ky projekt do të ndikojë direkt në zhvillimin ekonomik të Luginës
Vazhdon të jetë në kontinuitet edhe me politikën e vendit që ti përfaqësoj denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare, është zëri më i fuqishëm i qytetarëve, konsiderohet si ura lidhëse më e besueshme mes qytetarëve shqipëtarë në Medvegjë dhe përendimit. E gjithë kjo punë që bëhet nga ana e z. Salihut ka për qëllim ndërprerjen e shpërnguljeve që është sfida kryesore dhe më e rëndësishme për atë.
Kjo ishte si një rezyme shumë e shkurtër njoftuese për z. Muharrem Salihun, për kontributin e tijë të palodhshëm, ndoshta në një të ardhme do të shkruhet një libër për të folur më gjerësisht për jetën e tijë, sakrificat, peripetit, dhe gjithqka se në çka ka kaluar z. Salihu që nesër Medvegjën ta shohim ashtu siq dëshirojmë neStrugaLajm

Rrahman HyseniStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...