Kur dikush e shijonte luksin me BDI-në, tani janë me Besën, ASH-në apo RDK-në!


URIM SALIU

E kam paguar shtrenjtë reagimin tim aq sa ka ndodhur që më kanë shndërruar në rast social. Unë kam jetuar me varfërinë time por me vite kam kritikuar ashpër pushtetin VMRO BDI. Dikur moti kur dikush e shijonte luksin me BDI dhe tani janë ose me Besën ose me ASH-në apo RDK – në.

Faktet e opozitarizmit tim të thellë i gjen në gazetat Shqip media dhe 24 orë ku bashkë me kryeredaktorin Naser Pajaziti dhe unë si pjesë e redaksisë kemi trajtuar tema aq të ashpra sa nuk e dij si kemi mbetur gjallë. Ne ishim zëri i ashpër I të vërtetave të mëdha që njerëzit do ta kuptonin më vonë. Ne ishim pak, sepse të tjerët shkonin te selia e BDI-SË dhe vallëzonin për fitoret e tyre. Kur më lindi Griselda kisha mbetur thjeshtë në udhëkryqin më të madh. Merrja 3000 denarë ndihmë sociale, për ti blerë qumësht kur dikush darkonte, bënte jetë mrekullie i zhytur në luks, pisllëqe, pushtet. Ka plot të tillë që sot nxjerrin helm kundër pushtetit që e patën dhe e humbën.

Unë kam reaguar gjithmonë. Ajo që më ka prekur nuk është se kanë sharrë mendimin tim shpesh edhe gabim, por si kam duruar shpifjet ordinere se qenkam shitur. Kam një betim për fëmijët e mij, për jeterat e tyre, dhe për ndershmërinë me atë që duhet t’i rris e ushqej. Pra me paranë e ndershme. Ata që besojnë në Zot duhet ta dijnë të vërtetën time se nëse një cent kam marrë nga ndonjë parti, shoqatë, organizatë, a ngjashëm, atëherë Zoti të mi merr përgjithmonë engjujt e mij që i dua dhe janë të shtrenjte. Unë nuk kam mundur të hesht dhe vazhdoj ta bëj, prandaj dyert I kam të mbyllura kudo. Mua nuk më thirrin askund, kanë neveri emrin tim.StrugaLajm

Në çastin kur moshataret e time shoqe po përgatiten të dalin në pension, ajo më në fund e gjeti një punë pas kaq e kaq vitesh pritjeje të gjata. Unë prapë nuk hesht dhe paguaj çmimin e muajve të torturës sepse nuk i përballoj dot shpenzimet. Por jetoj dhe nuk i nënshtrohen kujt. Jam kundër të gjithëve. Jam edhe kundër intelektualëve dhe profesorëve universitarë që po shuhen në heshtje dhe interesi prej pushteti dhe lidhjesh ua ka mbyllur gojën. Jam edhe kundër opozitarizmit falls. Jam edhe kundër votës së Selës për Talatin dhe tani flet kundër tij. Jam edhe kundër deputetëve të BDI së që ofendojnë pa turp opozitën. Jam edhe kundër politikanëve që në shtëpi nuk flasin shqip dhe statuset nga turqishtja në shqip me Google translate shpërfaqin mendime qesharake.

Jam edhe kundër Teuta Arifi që ka rrënuar qytetin tim, por jam edhe kundër opozitarëve që gjithë kohën rrinë në zyrën e saj duke i kërkuar favore dhe Teuta ua ka mbyllur gojën etj etj. Kaq për momentin. Rrëfimi vazhdon…

In : Aktuale

Loading...
loading...