Kurti sot merr detyrën e re të kryeministrit, përcjell porosinë e mëngjesit

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Siç ka mësuar KOHA, pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në orën 10:00.

Kurti sot përmes një postimi në Twitter, ka thënë që duhet të mos dështojmë që bashkohemi për të mirën e vendit tonë. “Të përulur para detyrave që na presin. Ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës. Të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë. Dhe puna fillon tani”, ka shkruar ai.StrugaLajm

Lideri i Vetëvendosjes sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve. Ndërkohë, Hoti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se do ta njoftojë Kurtin me gjitha punët që sipas tij janë bërë apo kanë ngelur në gjysmëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...