Kush do jenë drejtorët e rinj të BDI-së

Kreu i BDI-së po shqyrton disa kandidatura të degëve dhe propozime të tjera për drejtorë të ndërmarrjeve dhe agjencive qeveritare, që kjo parti po planifikon ti plotësojë gjatë javëve të ardhshme. BDI ende ka në funksione drejtorët me mandate të skaduara dhe disa që ende ushtrojnë detyrën nga qeverisja e kaluar.

Siç mëson INA, gjatë ditëve të fundit, ka qenë nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraki që ka zhvilluar bisedime me forumet partiake dhe ka marrë propozimet e kandidatëve. Bashkë me të në këtë proces është përfshirë edhe sekretari organizativ Hazbi Lika, por edhe zëdhënësi Bujar Osmani, të cilët mbrëmë kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët me kreun e ngushtë të BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti.StrugaLajm

Në kombinatorikat e ngushta për drejtorë janë ish-ministrat e rinj, që ishin pjesë e qeverisjes së kaluar kalimtare. Siç bëhet e ditur, gati se 90 për qind e drejtorëve do të largohen dhe do të vijnë emra të rinj nga strukturat partiake, të cilët deri tani nuk kanë qenë të sprovuar nëpër poste të larta qeveritare.StrugaLajm

Nga kjo parti nuk dalin emra, por bëhet e ditur se kryesisht do të jenë emrat e rinj, që Ahmeti insiston për këtë. Por nga ana tjetër, po zhvillohet një luftë e ashpër e brendshme me tensione se kush do të bëhet drejtorë. Nëpër disa degë janë ngritur tensione dhe zënka, që presin më në fund vendimin e Ahmetit. Gjatë periudhës së ardhshme, kjo parti pritet të caktojë shumicën e emrave të drejtorëve, përfshirë edhe ata që do të zënë vendet që ka pasur deri tani Aleanca për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...