Kush e theri për vdekje mjeken nga Ohri!

Prokuroria Publike për më pak se tre ditë do të merr raportin e ekspertit të Patologjisë nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup të cilët duhet të përshkruajnë se si ka vdekur kolegja e tyre,J.M.S. (53) nga Ohri me banim në Shkup, e cila punonte në Klinikën për Nefrologji dhe ka ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë.

Edhe pse hetimet patologjike, si ato të brendshme dhe të jashtme, janë të gatshme, nga Instituti thonë se megjithatë duhet të pritet edhe ekspertiza nga hulumtimet patologjike, për të cilën më pas do të fitohet një pasqyrë e qartë për arsyet e vdekjes së mjekes J.M.S.

Trupin e pajetë e ka gjetur bashkëshorit i saj, G.S., gjithashtu mjek në Klinikën për Nefrologji, mbrëmë rreth orës 21:00, në oborrin e shtëpisë së tyre në rrugën “Elisie Popovski”, në lagjen Kapishtec të Shkupit.StrugaLajm

Hetimet nga MPB nuk kanë zbuluar ndonjë ndërhyrje të dhunshme në shtëpinë e mjekes. Në afërsi të saj është gjetur një thikë me të cilën ishte e lënduar në trup, qafe si dhe venat e prerë.

In : Aktuale

Loading...
loading...