
Suzana Mushkolaj, mamaja e këngëtares Argjentina Ramosaj është cilësuar nga portalet shqiptare si një nga gjyshet më seksi, e jo më kot. Me një trup super në formë si të sajin shumëpak do të mendonin se ajo është gjyshja e një nipi të adhurueshëm si Noah, djali i Argjentinës.
Por, kush është mashkulli që është ndarë nga një femër kaq tërheqëse sa stilistja Mushkolaj, e cila mesiguri ju ka rënë në sy edhe në klipin e Getoar Selimit ‘Berlusconi’?
‘Magazina’ shkruan se Suzana ishte e martuar me Avdi Ramosaj që është edhe vëllai i këngëtares Albërie Hadërgjonajt. Për arsye të panjohura ata tashmë jetojnë të ndarë, ndërsa Avdiu, i cili është babai edhe i Argjentina Ramosajt, jeton në Hollandë.
Lidhja e tyre është mjaft e ngushtë, pasi ai është edhe daja i Beatrix dhe Alban Ramosajt.
Ndarja i çiftit, duket nuk i ka pënguar që familjarët të mbajnë një lidhje shumë të afërt edhe pas kësaj ndarjeje. Vajzat e Albëries, Beatrix dhe Alban Ramosaj, i shohim shpesh bashkë në rrjetet sociale me Argjentinën.