Kush gatuan më mirë në Strugë -nxënsit nga rajoni garojnë për pijatën më të mirë!

Shkolla e mesme “Niko Nestor”, drejtimi i turizmit, ka organizuar në qendër të Strugës një kompeticion ku nxënësit, nën kujdesin e mësimdhënësve, garojnë për të sjellë gatimin më të shijshëm. Taip Hyseni, një nga organizatorët e këtij eventi, thekson se ky eveniment tashmë ka arritur një dimension ndërkombëtar, duke përfshirë nxënësit e shkollave profesionale nga Kamza e Shqipërisë dhe Leskovaci i Serbisë. Hyseni saktëson se nxënësit konkurojnë në gatimin e pjatave ku kryesorja është peshku.

Ky eveniment mbështetet nga biznesi Strugan, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e aftësive kulinare të nxënësve dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e turizmit dhe gastronomisë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...