Kush janë ‘kandidatët’ potencial për në Listën e zezë amerikane?

Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Sasho Ordanovski vlerëson se nuk është e shkurtër lista me personat nga Maqedonia e Veriut që mund të preken nga dekreti i presidentit amerikan Xho Bajden apo e ashtuquajtura “lista e zezë”, përcjell INA.

Ordanovski në një intervistë për Kanal5 theksoi se emrat ndoshta nuk do të publikohen, por personat e prekur sigurisht se do e dijnë se janë aty. Ai shtoi se dekreti i presidentit amerikan përfshin aktivitete të së kaluarës dhe të ardhmes.

Ordanovski tha se edhe secili zyrtar i qeverisë, që ka ndonjë arsye, duhet të jetë i shqetësuar. Ai po ashtu shtoi se çdo parti serioze që pretendon pushtetin pas këtij vendimi amerikan duhet të mendoj mirë për aktivitetet e saj. Dekreti amerikan përfshin përfshirjen në listën e zezë të gjithë atyre që pendojnë dhe janë bashkëpjesëmarrës kundër Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...