Kuxhinieri shqiptari habit botën: Nga pjatalarës bëhet milioner

Përskaj restorëntëve të elitar në Berlin, London ose Gjenevë restoranti “Mullixhiu” në Tiranë është rënditur në mesin e më të mirëve në Evropë. Kuxhinieri kryesor Bledar Kola karrierën e tij e ka filluar në London si pjatalarës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Cdo mëngjez Bledari e kontrollon kualitetin e miellit të sapo bluar. Sot është shumë i lumtur. “Duke shkuar në punë  lëxova një shkrim që nuk mund ti besoj as syve të mijë. Lajmi për mua ishte i pa pritur dhe më gëzoi në masë të madhe”, tregon Bledari.

“Hollywood World Magazine” para disa ditëve ka bërë përzgjedhjen e dhjetë restoranteve më të mira për momentin në Evropë.

StrugaLajm

Kjo renditje është bërë në bazë të restoranteve më të vizituara, cilësisë, mikpritjes e shumëllojshmërisë së kuzhinës. Në këtë listë ndodhen restorantet në Paris, Londër, Berlin, Athinë. Në vendin e tretë është renditur restauranti “Mullixhiu” në Tiranë.

Restoranti Mullixhiu është një rest i vogël i cila ka 10 tavolina, 3 mullinj guri me korent ku bluhen 5 lloje drithërash si elb, grurë, tërshërë, thekër dhe misër dhe me këto miellra bëhet buka. Një pjesë e vogël e hapësirës është dyqan ku shërbehen prodhimet e bukëve dhe lakrorëve.StrugaLajm

Në pamje të parë restoranti ju kujton odat e vjetra nëpër fshatra. Muret e veshura me dru, tavolinat e punuara me dërrasa të vjetra,  pjatat me shumë ngjyra dhe salfetat poashtu të kujtojnë fshatin.

Ambienti në retorant i përgjigjet filizofisë së kuzhinjerit të ri. Ai ka dëshirë që mysafirët e tij të kenë ndjesinë se kthyer në të kaluarën, kur kanë bluar miellin dhe kanë gatuar bukën.

“Traditat tona janë një vlerë e cila duhet vënë në qendër të vëmendjes dhe ruajtur me dinjitetin më të madh dhe prandaj e kemi vendosur Mullixhiun pikërisht tek zona më e pasur e Tiranës. Dashuria thonë se vjen nga stomaku, kjo është e vetmja mënyrë për të rregulluar imazhin e Shqipërisë në rangun ndërkombëtar dhe për të fituar dashurinë për këtë vend kaq të bukur dhe me vlera. Kartëvizita që kemi formuar në rangun ndërkombëtar është mikpritja”, thekson ai.

Tek ‘Mullixhiu’ shërbejmë një kuzhinë tradicionale të azhurnuar le të themi, duke sjellë receta të vjetra në kohë me produkte të stinës dhe lokale. Duke filluar nga brumërat deri tek mishi, rosnicat, petkat, dromsat, e shumëçka tjetër.

In : Aktuale

Loading...
loading...