Ky është momenti i shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll (VIDEO)

Një xhirim i ri është shpërndarë nga mediat turke e ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer

Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.

Sipas asaj që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.StrugaLajm

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

In : Aktuale

Loading...
loading...