Ky është personi që u vra te parkingu në “Mavrovka”

Personi i vrarë te parikung në QT “Mavrovasja”, është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, shkruan Alsat.

Ai u vra sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të.

StrugaLajm

Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe bëri konstatimin e vdekjes së tij.

Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ende.

In : Aktuale

Loading...
loading...