Ky është shoferi i kamionit nga Maqedonia që u kap me 300 kg kokainë : Nuk kam dijeni për ngarkesën (FOTO)

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur mbi kapjen e një sasie prej 300 kg droge në Portin e Durrësit, ditën e sotme. Sikundër mësohet kamioni ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe ditën e nesërme do nisej për në Itali, destinacionin Napolin. Itinerari i kamionit raportohet se do të ishte: Belgjikë-Serbi-RMV-Shqipëri. Ndërsa kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit. Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike. Ajrovski është shprehur se merret vetëm me transportin e hekurit. Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit. Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne sebrator. Tashmë autoritetet policore po kryejnë kontrollin e imtësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka sërish lëndë narkotike të fshehur brenda tij.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...