Ky ligj në Gjermani iu dogji shpresën shqiptarëve: Ja pse?

Rreth 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në vendet e BE-së, nga Gjermania dhe Franca janë riatdhesuar së fundi në Shqipëri refuzimit të kërkesave për azil në vendet e BE-së ku ata kishin aplikuar. Zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një apel për qyterët shqiptarë të mos aplikojnë për azil të paligjshëm pasi shanset për ta përfituar janë “zero. Ajo ka sqaruar se e drejta për të migruar i përket çdo shtetasi, por vetëm nëpërmjet procedurave normale, ligjore të pranuara nga të gjitha vendet demokratike.

Në një prononcim për mediat Voda nënvizoi faktin se vendet e BE-së kanë nisur të aplikojnë dispozita ligjore më të ashpra ndaj azilkërkuesve shqiptarë, sidomos Gjermani dhe Franca.

U kryen dy aksione ri-atdhesimi të shtetasve shqiptarë azilkërkues nga dy vendet e BE-së, Franca dhe Gjermania. Janë operacionet e para të riatdhesimit për vitin 2019. Në total janë rreth 100 shtetas shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil në këto vende të BE-së, por që sigurisht kërkesat e tyre nuk janë pranuar dhe sot ata janë riatdhesuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.StrugaLajm

“Duhet të kuptojnë edhe një herë sepse kërkesa për azil është një kërkesë, e cila nuk mund të pranohet nga vendet e BE, për shkak se Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra do të thotë është një shtet me të gjithë standardet, për një jetesë normale, një shtet demokratik, me një qeverisje demokratike dhe shtetasit shqiptarë kanë shanse zero për t’u pranuar kërkesat për azil.” tha Rovena Voda.

Sa i përket legjislacionit të BE-së, Voda ka nënvizuar faktin se vendet e BE-së kanë nisur të aplikojnë dispozita ligjore më të ashpra ndaj azilkërkuesve shqiptarë, sidomos Gjermania dhe Franca.

In : Aktuale

Loading...
loading...