La ushtrinë norvegjeze për Qeverinë Kurti 2 – Kush është kapiteni kosovar, Ministri i ri i Mbrojtjes

Ai sot është zgjedhur Ministër i Mbrojtjes.

Armend Mehaj, është prezantuar nga Albin Kurti për ta drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2
Por kush është Armend Mehaj?

Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, por ka jetuar në Oslo të Norvegjisë, ku deri më sot ka shërbyer në ushtrinë norvegjeze.StrugaLajm

I lindur në vitin 1981 në Kosovë, në nëntor të vitit 2012, Mehaj, si kapiten i ushtrisë së Norvegjisë, është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.StrugaLajm

Mehaj i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, qysh në vitin 1999, për të shërbyer më në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore

In : Aktuale

Loading...
loading...