Labunishtasit paralajmërojnë bojkotim të zgjedhjeve? Ja arsyeja

Puna e guroreve, shpërthimet nga minimi dhe thithja e pluhurit, mbeten përditshmëri shqetësuese  për rreth 9,000 banorë të Labunishtit në Strugë. Krahas sigurimeve nga Qeveria se lejet e punës koncesionerëve aktual do t’u merren, kjo nuk ndodhi. Nga Ministria e Ekonomisë justifikohen se ata nuk mund të bëjnë asgjë derisa të bëhen ndryshime në Ligjin për Burimet Minerale.

Ministria e Ekonomisë:

“Pasi që të krijohen kushtet që të sillen këto ndryshime të ligjit, Ministria e Ekonomisë do të ketë mundësi ligjore të veprojë mbi ankesat e banorëve të fshatit Labunisht dhe të paraqesë në mënyrë përkatëse në Qeveri propozim-vendimet për përfundimin e njëanshëm të marrëveshjeve për koncesion.”

Banorët akuzojnë se pothuajse të gjitha guroret po punojnë me një ritëm të përshpejtuar, duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalesën për tubimin e njerëzve për të protestuar. Vendasit, shkallën e lartë të vdekshmërisë nga virusi korona e ndërlidhin me pluhurin e dendur që shkaktohet nga copëtimi i gurëve. Pothuajse 20% e viktimave nga virusi korona në Maqedoni janë nga Labunishti, thonë nga Këshillit për shpëtimin e fshatit.

Nëse deri para njëzet vjetëve në Labunisht ishte shumë e rrallë të gjesh dikë që vuan nga astma ose probleme me frymëmarrjen, kjo tani është përditshmëri madje ndodh edhe me të porsalindurit”-tha Nedim Memedoski, Këshilli për Shpëtimin e Labunishtit.

Që para zgjedhjeve të prillit, Labunishti vendosit të bojkotoj zgjedhjet gjë që e mbështeten pothuajse të gjitha partitë dhe OJQ-të lokale.StrugaLajm

 Nëse problemi nuk zgjidhet, ne si shoqatë jashtë zhvillimeve politike do të organizohemi. Nëse vetë qytetarët organizohen, ne do t’u japim mbështetje për bojkot. Tani për tani, gjithçka lëviz në atë drejtim “-pohoi Alim Saloski, Kryetar i Shoqatës Natyra.

Përfaqësuesit lokal të BDI-së të cilët nuk e mbështesin iniciativën e bojkotimit të zgjedhjeve thonë se qëndrimi i tyre është që problemet të zgjidhen përmes rrugës institucionale.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...