LAGJJA SKËNDERBEU E OHRIT

Salajdin Salihu: Lagjja Skënderbeu

Dikur në Ohër ishte lagjja e njohur “Skënderbeu”, që sot nuk përmendet.

Për këtë lagjje po japim vetëm dy burime.

Njëri është mbishkrimi prej guri i 15 korrikut të vitit 1852, që gjendej në një shkollë të lagjes Mesokastro, të Ohrit, e cila qe djegur në vitin 1910. Në këtë mbishkrim përmenden tre lagjet: “Mesokastra”, “Haxhi Kasëmi” dhe “Skënderbeu” (shih: foton).StrugaLajm

Lagjja “Skënderbeu” përmendet edhe në studimin e autorit Eftim Spostranov, i cili u botua në Sofje, në vitin 1896.

Sipas autorit, në këtë periudhë, Ohri kishte 12 lagjje, ku e përmend edhe lagjen “Skënderbeu”, kurse tjerat ishin: Varoshi, Shën Dhimitri, Pondonosi, Vraçi, Bolnica, Gerekomia, Fardaku, Çelnica, Mesokastra, Koshishta, Mahalla e epërme vllahe dhe Mëhalla e Poshtme vllahe.

In : Aktuale

Loading...
loading...