Aktuale
Lajm i keq për shoferët:Ritet çmimi i benzinës dhe dizelit
Çmimet me pakicë të derivateve prej nesër do të rriten prej një deri në dy denarë.
Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për energjetikë i cili u soll sot, çmimi i Eurosuper BS – 98 rritet dy denarë për litër dhe do të jetë 73,50 denarë. Çmimi i Eurodizelit rritet për një denar dhe do të jetë 63 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë për Eurosuper BS-95 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,5 denarë dhe do të jetë 71,50, gjegjësisht 52 denarë.
Rritet edhe çmimi i mazutit për 2,1 denarë për kilogram. Çmimi i ri do të jetë 32,13 denarë për kilogram.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në 14 ditët e kaluara ishte 75,134 për barel, ndërsa kursi i denarit kundrejt dollarit është 51,30 denarë.